
Revista Journal Business vjen në qershor, Ivanka Trump dhe investimet që po e rikthejnë Shqipërinë në hartën e turizmit botëror
Në një kohë kur Shqipëria po kërkon të pozicionohet si destinacion premium turistik në Mesdhe, emri i Ivanka Trump po bëhet sinonim me një fazë të re zhvillimi për bregdetin shqiptar. Kopertina e fundit e revistës Journal Business e ka si protagoniste pikërisht Ivanka Trump, duke theksuar rolin e saj dhe të familjes Kushner në investimet strategjike që po ndryshojnë imazhin e vendit tonë.
Investimet e mëdha në Sazan dhe Zvërnec
Projekti më i rëndësishëm është zhvillimi i një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, me një vlerë të deklaruar prej rreth 1.4 miliardë euro. Ky investim, i lidhur me kompaninë e Jared Kushner bashkëshorti i Ivankës, synon të transformojë ishullin ushtarak komunist të dikurshëm në një destinacion ekskluziv turistik. Qeveria shqiptare i ka akorduar statusin e Investitorit Strategjik, duke lehtësuar procedurat dhe duke sinjalizuar një partneritet afatgjatë.
Paralelisht, zona e Zvërnecit afër Vlorës është bërë fokusi i një tjetër projekti ambicioz.
Në janar 2026, Ivanka Trump vizitoi personalisht zonën bashkë me ekip arkitektësh dhe ekspertësh, duke shqyrtuar mundësitë për një kompleks turistik që do të përfshijë hotele, vila dhe infrastrukturë të nivelit ndërkombëtar.
Kjo zonë, e njohur për bukurinë natyrore dhe afërsinë me Vlorën, po shihet si portë hyrëse për turizmin e lartë në jug të Shqipërisë.
Ndikimi në ekonomi dhe imazh ndërkombëtar
Efektet e këtyre investimeve tashmë po duken:






