
Në një postim në rrjetet sociale të postuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, një ushtar amerikan ka reaguar ndaj fushatës së re të Shteteve të Bashkuara kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), duke lidhur çështjen me kërkesën për lirimin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Postimi, i cili përmban një foto të Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio, shoqërohet me titullin e një artikulli të The Wall Street Journal të botuar nga Departamenti i Shtetit: “Why We’re Dismantling the ICC” (“Pse po e çmontojmë ICC-në”).
Artikulli thekson se Amerika nuk ka pranuar kurrë një tribunal ndërkombëtar që mund të anashkalojë gjykatat e veta kombëtare dhe Kushtetutën amerikane.
Në komentin e tij, ushtari amerikan Donnie Lowery shkruan shkurt: “Bring Thaci home” (Silleni Thaçin në shtëpi). Ky reagim vjen në kuadër të mbështetjes së gjerë amerikane për luftëtarët e UÇK-së dhe kritikave ndaj mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë që konsiderohen si të politizuar.
Fushata e Rubio kundër ICC-së
Që nga fillimi i administratës së dytë të Presidentit Donald Trump, Sekretari Marco Rubio ka udhëhequr një fushatë intensive diplomatike për të izoluar dhe çmontuar ndikimin e ICC-së. Masa të tilla përfshijnë:
• Sanksione të reja ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të gjykatës.
• Presion diplomatik ndaj vendeve aleate që të refuzojnë juridiksionin e ICC-së mbi qytetarët amerikanë.
• Kërcënime për reduktim të ndihmës amerikane për shtetet që vazhdojnë të mbështesin gjykatën.
Rubio e ka përshkruar ICC-në si një institucion të politizuar që kërcënon sovranitetin amerikan, veçanërisht pas hetimeve ndaj forcave amerikane në Afganistan dhe ndaj udhëheqjes izraelite
Kjo nisme e Sekretarit Rubio sipas burimeve të Gazeta Journal pritet të prekë edhe Gjykatën Speciale në Hagë/Gazzeta Journal/







