Ekskluzive: Operacioni Bojan Dimić – Fatmir Sheholli dhe Halit Sahitaj. Si arritën dosjet e Hagës në Kosovë: Kurthi i BIA-s serbe ndaj Hashim Thaçit

Lajme, Përzgjedhja Jonë1 month ago6.2K Views

Burime investigative të gazetës Journal kanë zbuluR se një operacion i koordinuar i Shërbimit Informativ të Sigurisë së Serbisë (BIA), në të cilin përmenden emrat e Bojan Dimićit, Fatmir Shehollit dhe Halit Sahitajt, ka luajtur rol në sjelljen e dosjeve të lidhura me Hagën në Kosovë, të cilat sipas tyre ishin pjesë e një kurthi të përgatitur kundër Hashim Thaçit.

Sipas këtyre burimeve, në korrik të vitit 2020 një numër dosjesh kishin arritur fillimisht në Durrës (Shqipëri) përmes një bashkëpunëtori të Milan Radoičićit, Zvonko Veselinovićit. Burimet thonë se makina që i transportoi dosjet ishte një Volkswagen Touareg e verdhë me targa të Beogradit (BG). Materialet më pas ishin dorëzuar në Prishtinë

Burimet e cilësojnë këtë si “një kurth të përsosur” të përgatitur nga BIA serbe, i cili u paraqit si akt patriotik duke manipluar emocionalisht njerëz të luftës së UÇK. Disa prej këtyre dosjeve, sipas hulumtimit tonë, u dërguan më pas në Organizatën e Veteranëve të Luftës (OVL).

Burimet hetojnë edhe një dërgesë të mëparshme. Sipas hulumtimeve, një numër tjetër dosjesh kishin arritur në Kosovë që në vitin 2019, gjithashtu nga BIA. Këto materiale pretendohet se u transmetuan në Kosovë nga Fehim Sali, përmes Demo Berishës. Në ato dosje, sipas burimeve, përfshiheshin materiale të lidhura me Hagën, konkretisht SIFT, si dhe dokumente që kishin të bënin me kompaninë Devoll.

Ky publikim vjen në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku Fatmir Sheholli është nën aktakuzë për spiunazh në shërbim të BIA-s, duke vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Bojan Dimić. Fehim Sali gjithashtu është përballur me dyshime për spiunazh në favor të BIA-s.

Burimet investigative theksojnë se operacioni synonte të krijonte përshtypjen e një akti “patriotik” të dorëzimit të dosjeve, ndërsa në realitet, sipas tyre, ishte pjesë e një strategjie të shërbimit sekret serb për dérguar Hashim Thaçin në paraburgim. 

Deri në momentin e publikimit, këto pretendime mbeten të pabazuara në dokumente zyrtare publike dhe nuk janë konfirmuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës apo nga Dhomat e Specializuara. Gazeta Journal do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe të kërkojë reagime nga palët e përmendura/Gazeta Journal/ 

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...