
Goditja e dytë amerikane brenda pak ditësh – Procesi ndaj Hashim Thaçit në rrezik të madh.
Ekskluzive – Washington / Hagë
Pas paralajmërimit të ashpër të Sekretarit të Shtetit Amerikan Marco Rubio kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), burime të sigurta thonë se tani ai ka vënë në shënjest edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas informacioneve ekskluzive, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë të rëndë masash ndaj gjithë personelit të kësaj gjykate, duke përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë.
Masat që priten:
Ky zhvillim vjen si vazhdim i linjës së fortë të Sekretarit Rubio, i cili ka paralajmëruar se Amerika nuk do të lejojë që gjykata ndërkombëtare të përdoren për të sulmuar aleatët e saj historikë, sidomos në rastin e Presidentit Hashim Thaçi.
Burime pranë administratës amerikane thonë se një gjyqtar amerikan nuk duhet të marrë pjesë në një vendim që mund të përmbysë historinë e Kosovës dhe kontributin e SHBA-së në Ballkan.
Ky veprim pritet të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për procesin në Hagë, por edhe për marrëdhëniet e ardhshme të Kosovës me institucionet ndërkombëtare.
Përditësimi po vazhdon. Burimet thonë se njoftimi zyrtar mund të vijë shumë shpejt. Gazeta Journal do të raportoi në kohë lidhur në çdo zhvillim.






