
Ushtari amerikan që operon në Kosovë Donnie Lowery dhe ekipi i tij kanë kryer një operacion humanitar në fillim të luftës në Ukrainë.
Lowery morri këtë inciativë duke kryer këtë operacion në emër të Republikës së Kosovës. Ai morri mbi 15 shoferë autobusi nga Kosova dhe 9 autobusë, me të cilët evakuoi 6.000 gra dhe fëmijë për 21 ditë nga zonat më të rrezikshme të Ukrainës.
“Ne të gjithë rrezikuam jetën tonë për ta bërë këtë mision. Ishte në fillim,” shkruan Lowery një pronocim për Gazeta Journal.
Lowery shton se operacioni u krye duke “përfaqësuar Kosovën”.
“Punuam shumë fort duke bërë këtë punë duke përfaqësuar Kosovën,” thotë ai.
Sipas të dhënave më të fundit të UNHCR-së (Agjencia e OKB-së për Refugjatët) dhe IOM-it (si të mesit të vitit 2026):
Rreth 5,7 – 5,9 milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit si refugjatë (shumica në Evropë, rreth 5,2–5,3 milionë)
Rreth 3,7 – 3,8 milionë janë të shpërngulur brenda Ukrainës (IDP – Internally Displaced Persons).
Gjithsej rreth 9,5 – 10 milionë njerëz janë ende të shpërngulur.
Në fazat e para të luftës 2022 numri ishte edhe më i lartë – mbi 8 milionë refugjatë u regjistruan jashtë vendit, por shumë prej tyre janë kthyer pjesërisht/Gazeta Journal/










