VV ndanë një video të Rizvanollit për gazin: Ne kurrë me Rusinë , as në energji e as në asnjë fushë tjetër

Lajme3 months ago75 Views

Lëvizja Vetëvendosje kanë ndarë një video të ministrës Artane Rizvanolli ku flet për çështjen e sigurisë energjetike dhe gazit amerikan.

Kjo pas akuzave të shumta rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për të mos ndërtuar gazsjellës amerikan dhe për të proceduar me gazifikim e për tu kyçur në centralin e Vlorës.

Sipas Rizvanollit, shfrytëzimi i temës së gazit për ta cilësuar Qeverinë Kurti si anti-amerikane është “false” dhe e “palogjikshme”

“Por në rastin e Kosovës, shfrytëzimi i temës së gazit për të vendosur etiketime si “antiamerikan” ose për të shtruar apo për të shtuar pyetjen “Me Rusinë a me Amerikën?” është jo vetëm fals, por edhe komplet i palogjikshëm, sepse Kosova nuk importon as edhe një m3 gaz rus. Kosova nuk e ka zgjedhur Rusinë as për energji e as në një fushë tjetër.”- thotë Rizvanolli në video.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...