Vjosa Osmani rikthehet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Lajme1 month ago74 Views

Të enjten Lumir Abdixhiku për të dytën herë me radhë brenda gjashtë muajve ka arritur ta kalojë testin e votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke siguruar sërish vazhdimin e mandatit si kryetar i paritë.

Në këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm përveç votimit janë marrë disa vendime politike që synojnë “stabilitet dhe përgjegjësi institucional”.

Ndër vendimet e marra ishte edhe ai ku Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të përbëhet nga anëtarët e rinj të gjithë deputetë e zgjedhur të LDK-së nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo do të thotë se edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pesë vjet pas largimit nga kjo parti, është rikthyer në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Osmani ishte bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Tutje thuhet se çdo angazhim i LDK-së në proceset institucionale duhet të jetë në përputhje me interesin shtetëror, orientimin euroatlantik, programin politik dhe vendimet e organeve kompetente të Partisë.

Vendimi flet edhe për “respektimin dhe zbatimin e vendimeve të shumicës”.

“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë edhe këtë të sotmin. Debati, mendimi ndryshe dhe kundërshtimi politik ushtrohen lirshëm brenda organeve dhe procedurave statutare të LDK-së”, thuhet në vendim.

Tutje thuhet se pas përfundimit të procesit vendimmarrës, kontestimi publik, pengimi i zbatimit apo veprimi në kundërshtim me vendimet legjitime të shumicës përbën cenim të unitetit institucional dhe të rregullit partiak.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...