Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Lajme3 months ago35 Views

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Në këtë takim të dy palët kanë diskutuar për prioritetet e sektorit të shëndetësisë me fokus mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Vitia tutje shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës dhe vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të sistemit shëndetësor.

Ambasadori Cuvelier shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...