Vendimi dënues i Hagës, Hamza kërkon takime me liderët politikë për të folur “për gjendjen serioze” pas Aktgjykimit

Lajme1 week ago31 Views

Kryetari i Partis[ Demokratike, Bedri Hamza, u deklarua pas mbledhjes së kryesisë së partisë, për çla tha se vendimi dënues i Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së ishte temë qendrore e diskutimit.

“Sot PDK-ja diskutoi për situatën pas vendimit të djeshëm të Hagës. Është konstatim i përgjithshëm që vendimi është i padrejtë, i paqëndrueshëm dhe i pabazuar.”

Hamza tha se, sipas PDK-së, gjykata është larguar nga misioni për të cilin ishte votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai e lidhi krijimin e mekanizmit me Raportin e Dick Marty-it, duke thënë se më pas procesi ishte zhvendosur në çështje të tjera.

PDK-ja, sipas tij, do të kërkojë komunikim me partitë tjera për situatën e krijuar.

Hamza paralajmëroi se aktgjykimi mund të përdoret nga Serbia kundër Kosovës dhe tha se synon t’i takojë liderët e subjekteve politike.

“Ata në Hagë janë ende ende të pafajshëm sepse është ende vendim i shkallës së parë.”

Ai kërkoi krijimin e një konsensusi politik dhe paralajmëroi veprime që, sipas tij, mund të jenë ligjore dhe demokratike.

“Besoj në bashkëpunim me subjektet e tjera politike për krijimin e një konsensusi të nevojshëm”, tha Hamza.

Ai tha se PDK-ja njeh të drejtën për protestë dhe kundërshtim, por kërkoi që reagimet të mbeten brenda rregullave demokratike.

Deklaratat e Hamzës erdhën kur janë shtuar thirrjet që institucionet e Kosovës ta rishqyrtojnë mbështetjen për Specialen.

Avokati i Hashim Thaçit kërkoi veprim nga Kuvendi, duke e përshkruar procesin si rast ku “është dhunuar drejtësia”.

“Kosova duhet t’ia vë mendjen kësaj. Parlamenti i Kosovës duhet ta shikojë këtë”, tha ai pas shpalljes së aktgjykimit.

Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se, po të ishte deputet, do t’ia tërhiqte mbështetjen gjykatës “qysh nesër”.

Profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, i cili kishte dëshmuar për mbrojtjen, kërkoi drejtpërdrejt shpërbërjen e gjykatës.

“Rruga e qartë përpara është që qeveria e Kosovës ta shpërbëjë këtë gjykatë”, deklaroi Williams.

Ai e cilësoi Specialen si projekt të “keqkonceptuar të drejtësisë” dhe krijimin e saj si “një gabim i tmerrshëm”.

Williams argumentoi se pretendimet për trafikim organesh nuk u vërtetuan dhe se fokusi më pas ishte zhvendosur në pretendime të tjera.

Hamza, megjithatë, e dalloi pozicionin aktual të PDK-së nga një kërkesë e drejtpërdrejtë për mbylljen e menjëhershme të gjykatës.

“Nuk po flasim për zhbërjen e Speciales, po flasim për përshtatjen në një situatë të re.”

Ai tha se PDK-ja nuk synon t’u shmanget obligimeve për hetimin e pretendimeve që kishin shërbyer si bazë për krijimin e gjykatës.

Megjithatë, Hamza la të hapur mundësinë e mbështetjes së një iniciative ligjore, nëse ajo do të vinte në Kuvend.

Për një nismë të tillë, ai tha se “normalisht që kemi nevojë edhe për përkhrahjen e subjekteve tjera.”

Hamza tha gjithashtu se PDK-ja ka 22 nënshkrime të gatshme për një seancë të jashtëzakonshme, nëse vlerësohet e nevojshme.

Reagime pas vendimit pati edhe nga ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, i cili kishte dëshmuar për mbrojtjen.

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”, tha Clark, duke deklaruar se nuk kishte parë dëshmi që, sipas tij, e justifikonin vendimin.

Profesori amerikan Edward Joseph paralajmëroi se aktgjykimi mund të përdoret politikisht nga Serbia, Rusia dhe Kina kundër Kosovës.

“Kjo gjë do të përdoret nga Serbia si mjet për të diskredituar UÇK, veprimtarinë e saj. Do të përdoret nga Rusia dhe Kina”, tha Joseph.

Edhe Daniel Serwer kritikoi aktgjykimin dhe vetë gjykatën, ndërsa shprehu shpresën që reagimet dhe protestat në Kosovë të mbeten paqësore.

Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...