
Në Batllavë po vazhdojnë kërkimet për personin që u zhduk pasi hyri në liqen.
Operacionit i është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, saktësisht ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra.
Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se atje ndodhet edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi
Përfshirjen e FSK’së në kërkim, e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi.
“Kërkimet po vazhdojnë. Për çdo të re do të ju mbajmë të informuar.”, tha Qerimi për Gazetën Online Reporteri.net.
Zhdukjen e personit e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se një person ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana i cili tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.






