
IKSHPK tha se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe duhet të marrin masa të cilat mbrojnë shëndetin e tyre.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut, prandaj masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.
Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjet dhe fëmijët nga nxehtësia.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.







