Shoqëria civile takon Blerim Isufajn, kërkon prioritet për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve

Lajme1 week ago15 Views

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile kanë takuar sot kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj.

Në takim është diskutuar për sigurinë digjitale të gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe për parandalimin dhe trajtimin e kërcënimeve, sulmeve, dhunës dhe gjuhës së urrejtjes.

Përfaqësuesit e organizatave kanë shprehur shqetësim për, siç është thënë, rënien e lirisë së medias në Kosovë.

Ata kanë kërkuar që institucionet e drejtësisë dhe sistemi prokurorial t’i trajtojnë me prioritet rastet që cenojnë lirinë e fjalës, gazetarët dhe aktivistët.

Në takim morën pjesë përfaqësues të AGK-së, FOL-it, BIRN Kosovës, Sbunker, AMPEK-ut, IKS-së, YIHR-së, Hibrid Info, PIPS-it, CSGD-së dhe QKSGJ-së.

Të pranishme ishin edhe gazetarja Saranda Ramaj dhe aktivistja Flutura Kusari.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...