
Përmes një postimi në rrjetin social X, Grenell ka shkruar se kjo është data e njoftimit për aktgjykimin në rastin e ngritur nga Jack Smith ndaj Thaçit.
“Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që kur Jack Smith arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës, në rrugën e tij për në Washington, D.C., për t’u takuar me mua për negociatat përfundimtare”, ka shkruar Grenell.
Ky reagim erdhi pas postimit te gazetarit Fitim Çeku i cili kishte publikuar një fotografi nga Prishtina e mbushur me mijera njerëz në ketë marsh.







