Rama u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së komunave kundër pushtetit qendror të Vetëvendosjes më 1 shtator

Lajme4 weeks ago26 Views

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së kryetarëve të komunave më 1 shtator.

Protesta do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, kundër, siç tha Rama, bllokimit të komunave dhe ndëshkimit të qytetarëve.

“Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, shkroi Rama.

Ai akuzoi Qeverinë Kurti se po bllokon mjetet dhe investimet komunale për shkak të rezultateve zgjedhore.

Sipas tij, fondet publike duhet të investohen në shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte tjera.

“Kjo është rruga drejt autokracisë. Na nuk kemi me leju këtë!”, shkroi Rama, duke kundërshtuar centralizimin e pushtetit.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...