
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Qeveria ka vendosur t’i bllokojë punimet në “Ishullin Urban” që lidh Arbërinë me qendrën e kryeqytetit.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se kjo u bë nën arsyetimin se “po mbrohet trashëgimia kulturore”.
Rama e ka quajtur Qeverinë Kurti “qeveri e vades së Lupçit”.
Postimi i plotë:
“Ishulli Urban” e lidh Arbërinë me qendrën e Prishtinës.
Sot, rreth 30 mijë banorë detyrohen me kalu përmes shinave të trenit për me dalë në qendër. Jo pse nuk ka projekt. Jo pse nuk kanë nisë punimet. Por sepse Qeveria ka vendosë me i blloku!
Procedurat i kemi kry. Punimet kanë fillu. Erdhën edhe i qitën shiritat. Arsyetimi? “Po e mbrojmë trashëgiminë kulturore.” Cilën trashëgimi kulturore?!
Aq më tepër i kanë ndal punimet jashtëligjshëm! Punimet i ndalën në MAJ. Aktin ligjor e nxorën në QERSHOR. Pra, fillimisht e ndalën projektin, pastaj e krijuan arsyetimin për ndaljen e tij.
Le të dalë veç NJËRI prej tyre para 30 mijë banorëve të Arbërisë dhe le ta thotë një arsye të vetme që e justifikon këtë bllokadë! Një të vetme.
Qeveri e “vades të Lupçit”. Marre!






