Rama kujton Dole: Vizita e tij i dha zë Kosovës në kohët më të vështira

Lajme4 weeks ago64 Views

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka kujtuar ish-senatorin Bob Dole në ditën kur ai në vitin 1990 vizitoi Prishtinën.

Rama ka thënë se vizita e tij i dha zë Kosovës në kohët më të vështira të saj.

Postimi i tij:

NJË VIZITË QË I DHA ZË KOSOVËS NË NJË NGA KOHËT MË TË VËSHTIRA.

Më 29 gusht 1990, Bob Dole erdhi në Prishtinë në krye të delegacionit të senatorëve amerikanë. Atë ditë, mijëra qytetarë dolën në rrugët e Kryeqytetit duke kërkuar liri, ndërsa delegacioni amerikan pa nga afër dhunën dhe represionin e regjimit serb ndaj shqiptarëve.

Sot, bashkë me delegacionin e Kryeqytetit, kujtuam atë vizitë historike dhe nderuam Bob Dole, mikun e madh të Kosovës, i cili në kohët më të vështira ndihmoi që zëri dhe e vërteta e popullit tonë të dëgjoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirënjohje përjetë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...