
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, R.D., ish-pjesëtar i MUP-it serb, më 22 maj 1999 kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.
“Po ashtu, i pandehuri akuzohet se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, si dhe në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.
Rasti i është dërguar për shqyrtim të mëtejmë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.”, thuhet në njoftim.






