Prokuroria: Përleshja me armë në Podujevë dyshohet se ndodhi mes dajës dhe nipit, katër të lënduar

Lajme2 months ago117 Views

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për përleshjen me armë zjarri që ndodhi të enjten rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas Prokurorisë, në ngjarje janë përfshirë tre persona, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë lënduar katër persona, tre prej tyre të përfshirë në konflikt dhe një kalimtar i rastit.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë persona me lidhje familjare, përkatësisht dajë dhe nip, ndërsa motivi lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme.

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit nga Policia e Kosovës dhe, në bashkëpunim me njësitet policore, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

“Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. rjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, nga neni 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personat e lënduar me armë zjarri, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...