Prishtina me mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në 250-vjetorin e shtetësisë

Përzgjedhja Jonë2 months ago25 Views

Në Prishtinë është shënuar të shtunën 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një aktivitet festiv të organizuar nga Shoqata e Miqësisë së Amerikës pranë shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë së Amerikës, Agim Rexhepi, ka thënë se ky aktivitet organizohet në emër të respektit dhe dashurisë së qytetarëve shqiptarë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton eo.

“Në emrin e miliona qytetarëve shqiptarë që kanë respekt dhe dashuri për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ky vend, i urojmë 4 Korrikun, njëkohësisht këtë jubile të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shoqata e Miqësisë së Amerikës e ka këtë aktivitet, e kemi bërë në koordinim me këto institucione, mirëpo njëkohësisht duke informuar institucionet shumë të larta edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga këtu, fotografitë do t’i dërgojmë përfaqësuesve, liderëve shumë të lartë amerikanë”, ka thënë Rexhepi.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...