
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka zhvilluar të enjten një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe PSRK-së.
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në njoftim.






