Përparim Rama: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit, Kushtetuta nuk është mjet për manipulime politike

Lajme1 month ago51 Views

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Rama e ka cilësuar situatën si “papërgjegjësi të rëndë institucionale” dhe “lojë të rrezikshme me funksionimin e shtetit”, duke thënë se afatet po kalojnë ndërsa Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës nuk mund të funksionojë në bazë të nevojave politike të një partie.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk funksionon sipas nevojave politike të një partie. Afatet kushtetuese nuk presin derisa Albin Kurti t’i bëjë numrat”, ka shkruar Rama.

Ai ka ngritur disa pyetje ndaj Kurtit, duke kërkuar përgjigje se pse po mbahet peng konstituimi i Kuvendit dhe pse, sipas tij, institucionet po përdoren për kalkulime politike.

Rama ka kritikuar edhe situatën e krijuar gjatë seancës së Kuvendit, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit. Ai e ka cilësuar këtë si një pamje që “nuk i bën nder Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Deri kur do të jetojë ky popull në krizë, tension dhe përçarje politike?”, ka pyetur Rama.

Në reagimin e tij, Rama ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet dhe respektim të Kushtetutës, ndërsa ka kërkuar nga liderët politikë që të marrin përgjegjësi.

Në fund, ai i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke thënë se pushteti është i përkohshëm, ndërsa ka përfunduar me mesazhin:

“Kosova është e përhershme! Shteti është i shenjtë!”

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...