PDK-ja sërish ia zë derën Kurtit, Hoxhaj: Liroje zyrën o deputet uzurpator

Lajme1 month ago53 Views

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e kësaj partia sërish janë vendosur në hyrje të Kryeministrit për të bllokuar hyrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një njoftimin të PDK-së është bëtë me dije qëllimi i këtij aktiviteti.

Sipas kësaj partie, Kurti duhet të jetë në Kuvend për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve. Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Duke e komentuar këtë aksion, deputetit i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka shprehur një kërkesë për Kurtin.

“PDK nuk zbrapset. Liroje zyrën o deputet uzurpator”, ka shkruar Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka bërë me di se Albin Kurti është duke abuzuar me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehatin.

Ai ka shprehur keqardhje për trajtimit që lideri i VV-së po i bën deputetit Dehari.

“Albin Kurti po abuzon me Avni Deharin. Atij i ka rastisur mosha të jetë kryesues i seancës, ai nuk është i zgjedhur në atë pozitë dhe përgjegjësitë e tij janë vetëm teknike: të thërras mbledhjen konstituive të Kuevndit dhe të kryesoi atë mbledhje derisa të zgjedhën trupat udhëheqëse të Kuvendit. Por ajo çka po ndodh deri me tash është abuzim total. Neve na vjen keq duke pas parasysh rrethanat e z Avni Dehari dhe moshën që ka”, ka thënë Mustafa.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...