PDK-ja mbledh Kryesinë: Shkeljet e Kushtetutës cenojnë themelet e shtetit

Lajme1 month ago45 Views

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar të martën pasdite një mbledhje, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.

Në mbledhje, siç njofton PDK-ja, është vlerësuar angazhimi i Grupit Parlamentar për, siç thuhet, “mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend”.

“Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se “mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik mbetet përgjegjësi e përbashkët dhe se PDK-ja është e vendosur në përmbushjen e këtij obligimi”.

Kryesia e PDK-së u shpreh se “do të vazhdojë t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në vend dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, demokracisë dhe rendit juridik në Republikën e Kosovës”.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...