Pas dy ore takim, nuk ka marrëveshje mes Kurtit – Abdixhikut

Lajme2 months ago65 Views

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar pas takimit me Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se biseda ka shkuar në atmosferë konstruktive, por sipas tij, nuk kanë arritur diçka, të cilën do të mund ta ndanin me publikun.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive ku diskutuam shumë çështje të zhvillimeve politike, dhe njëkohësisht edhe orarit për konstituimin e institucioneve”, ka thënë Kurti.

“Ishte takimi i parë dhe përveç kësaj i kemi edhe katër javë për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, pastaj për qeverinë dhe për presidentin apo presidenten. Diskutuam për të gjitha, por nuk kemi arritur diçka që do të mund ta ndanim së bashku me ju. Jam optimist për rrugën përpara”, ka thënë ai.

Ndërsa Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë pas takimit me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, se partia e tij nuk ka asnjë votë për të dhënë, në rast se nuk ndihet e përfaqësuar në ndonjë marrëveshje të mundshme politike.

Ai tha se po bëhen përpjekje për t’u shmangur zgjedhjet e reja, sepse nuk ka arsyetim para popullit për një gjë të tillë.

Abdixhiku tha se ende nuk ka konsensus rreth parimeve.

“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional në Republikën e Kosovës dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme, të katërtat me radhë për më pak se një vit e gjysmë” – tha kryetari i LDK-së.

“Në këtë fazë, u dakorduam që të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme e mundësisë së shmangies së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendin tonë, pra, edhe një herë po them, të katërtat me radhë” – shtoi ai.

Kur u pyet se në çfarë cilësie ishte e pranishme në takim ish-presidentja Vjosa Osmani, ai tha se ajo ishte si bartëse e listës së Lidhjes Demokratike.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...