OVL-UÇK përkrah propozimin e Haradinajt për Thaçin president: Interesi kombëtar mbi ndasitë partiake

Lajme1 month ago22 Views

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë në mbështetje të propozimit të Ramush Haradinajt që Hashim Thaçi, pas kthimit në Kosovë, të propozohet sërish për postin e presidentit të vendit.

Në një reagim, organizata e veteranëve ka vlerësuar se një nismë e tillë tejkalon interesat partiake dhe duhet të trajtohet si çështje me rëndësi politike, shtetërore dhe kombëtare.

OVL-UÇK-së shkruan Thaçi ka qenë ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më vonë ka pasur rol të rëndësishëm edhe në proceset politike që lidhen me krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.

Organizata konsideron se kthimi i tij në vend duhet të shoqërohet me një qasje institucionale, duke respektuar procedurat ligjore dhe kushtetuese.

Në qëndrimin e saj, OVL-UÇK ka lidhur propozimin edhe me situatën aktuale institucionale në vend, duke vlerësuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, funksionim të institucioneve dhe një frymë më të madhe bashkëpunimi politik.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...