Operacion i përbashkët i AKI-së dhe Policisë së Kosovës: Kapen 60 kilogramë drogë, arrestohen katër persona

Përzgjedhja Jonë3 months ago117 Views

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar rreth 60 kilogramë drogë dhe janë arrestuar katër persona pas një operacioni të zhvilluar në dy lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, është zhvilluar një aksion në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt, ku si rezultat janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatë.

Përveç sasisë së narkotikëve, gjatë aksionit janë sekuestruar edhe dy automjete dhe një kamion, të cilat dyshohet se janë përdorur në aktivitetet e kundërligjshme.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me qëllim sigurimin e prezencës së të dyshuarve në procedurën penale.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...