
Gjatë paraqitjes së ekspozesë para deputetëve, mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti tha se kërkesa e Prokurorisë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është e padrejtë dhe e pabesueshme.
“Këto ditë, të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës sonë çlirimtare”, tha Kurti.
Ai shtooi se krimet në Kosovë janë kryer nga Serbia dhe se UÇK-në nuk mund ta njollosë asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare.
“Qëndrimi i Republikës së Kosovës që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin, asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha Kurti.






