
Përmes disa postimeve në Instagram, ai i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po i shpenzon paratë e qytetarëve vetëm për të mos u turpëruar para ndërkombëtarëve që kanë blerë biletat.
G-Bani theksoi se në vend të këtyre shifrave të mëdha për një artist të huaj, Edi Rama nuk ofroi kurrë mbështetje apo një festival me dinjitet për emrat që i dhanë identitet hip-hop-it shqiptar ndër vite, duke përmendur legjenda si West Side Family, Stine dhe 2Die4.
Por, përtej revoltës për buxhetin dhe vendimet e kreut të qeverisë, ajo që mori vëmendje të menjëhershme është fakti se G-Bani nuk e ka harruar aspak dinamikën me Gjestin.
Edhe pse rrugëtimi i tyre në shtëpinë e famshme ka përfunduar, duket se ironitë nuk kanë të ndalur. Për të disatën herë me radhë, reperi e ka përdorur ish-bashkëbanorin e tij si referencë kur dëshiron të bëjë një krahasim negativ.
Në shkrimet ku kritikon mënyrën se si komunikon Edi Rama, G-Bani shkruan se nuk merret vesh se çfarë flitet, duke e barazuar këtë mungesë qartësie me të dëgjuarit e Gjestit.






