Nol Nushi: Opozita po e përsërit të njëjtin skenar edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Lajme2 months ago23 Views

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka ironizuar partitë opozitare pas pranimit të ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim.

Përmes një postimi në Facebook, Nushi tha se opozita po përsërit të njëjtin veprim që, sipas tij, e bëri edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit.

“Manuali i opozitës formale! Kryhen zgjedhjet e dhjetorit. Kurti i fton në takim opozitën formale. Këta shkojnë. Mandej akuzojnë Kurtin që nuk do kompromis, bile bëhen pishman që kanë shku në takime”, shkroi ai.

Sipas Nushit, i njëjti skenar po përsëritet edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Shkojmë në zgjedhjet e qershorit! Kryhen zgjedhjet. Kurti i fton në takim opozitën formale. Këta shkojnë në takim që në ftesën e parë”, përfundoi ai.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...