Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Lajme2 months ago63 Views

Një ditë pas certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Ditëve të fundit ka pasur pakënqësi brenda partisë lidhur me udhëheqin e Kryetarit Lumir Abdixhiku, ku madje është kërkuar edhe shkarkimi i tij.

Krahas kësaj janë mbledhur edhe nënshkrimi për shkarkimin e Kryetarit.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherit deputet nga radhët e kësaj partie, Kujtim Shala nuk po merr pjesë mbledhjen që kjo parti po e mbanë.

Kujtim Shala ka bojkotuar këtë mbledhje të Kryesisë së LDK-së. Të njëjtat burime bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se Shala është në mesin e të pakënaqurve me Kryetarin Abdixhiku.

Ndërsa sipas Gazetës Nacionale në mbledhjen e sotme munguan edhe tre zyrtarë të lartë të LDK-së, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Gazmend Muhaxheri. Sipas raportimeve, ata nuk iu përgjigjën ftesës së Abdixhikut dhe nuk janë parë as duke hyrë apo dalë nga selia e partisë.

Para nisjes së mbledhjes, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, foli për herë të parë për situatën brenda partisë. Ai tha se prioritet për LDK-në është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.

“Ajo që i intereson subjektit tonë politik është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi Zemaj.

I pyetur nëse në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, Zemaj nuk e konfirmoi një gjë të tillë, por kërkoi që debatet e brendshme të zhvillohen brenda strukturave të partisë.

“Do të kisha kërkuar mirëkuptimin në atë çka përfaqësoj dhe si e preferoj debatin brenda subjektit tim politik, si dhe ruajtjen e unitetit dhe kërkesës çdo herë për fitore. Por çdo rezultat kërkon reflektim mbi shifrat, numrat dhe rezultatet që i merr subjekti politik”, u shpreh ai.

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se çështja e shkarkimit të kryetarit Lumir Abdixhiku, nuk do të jetë pjesë e diskutimit në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë.

Ai ka deklaruar se do të flasin për rezultatin e zgjedhjeve dhe tema të tjera nëse ka.

“Nuk ka shkarkim të Abixhikut dhe të askujt. Kena me diskutuar për rezulatin zgjedhor edhe tema të tjera. Nuk do të diskutohet”, tha ai.

Jehona Lushaku-Sadriu, tha për media se ka shumë tema që mund të diskutohen, por theksoi se vendimmarrja kërkon debat të brendshëm partiak.

“Ka shumë tema që mund të jenë pjesë e diskutimit, mund të ketë edhe vendime të brendshme partiake, por kjo kërkon gjithmonë një diskutim të brendshëm partiak. Nuk është temë që mund t’i paraprijmë dhe ta diskutojmë publikisht”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Në anën tjetër, Doarsa Kica Xhelili deklaroi para gazetarëve se qëndrimet e saj do t’i shpreh brenda LDK-së dhe se vendimi i shumicës do të bëhet publik.

“Unë jam pjesë e një grupi brenda të cilës zhvillohet demokracia, dhe mundohem që atë ta mbroj dhe ta shpreh përmes LDK-së. Ritheksoj qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda takimti dhe mbledhjes së LDK-së. Ndërkaq, lidhur me çfarë vendimi eventual shumica do të dakordohet dhe vendimi i shumicës do të bëhet publik për ju. Mendimet e mia personale janë të vlefshme për aq sa i kontribuojnë diskutimit brenda”, ka shtuar Kica-Xhelili.

Kurse Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka ftuar në takim krerët e partive, PDK, LDK dhe AAK.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...