
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka publikuar një foto të nënës së ish-presidentit duke e përcjellë intervistën e tij të fundit nga Haga.
Në rrjetet sociale, ai e ka postuar një fotografi ku nëna e Thaçit shihet duke e shikuar intervistën e djalit të saj, i cili prej gati 6 vitesh ndodhet në paraburgim në Hagë, bashkë me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.
“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. I kemi premtu se pas 16 shtatorit do vish”, ka shkruar Endrit Thaçi në fotografinë e postuar.
Aktgjykimi për Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit të cilët po gjykohen në Hagë pritet të shpallet më 16 shtator duke filluar nga ora 10:00.







