Në Jabuke të Zubin Potokut identifikohet një lokacion ku dyshohet se ka mbetje mortore – Prokuroria Speciale jep detaje

Lajme1 month ago49 Views

Prokuroria Speciale e Kosovës po vazhdon gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut ku dyshohet se është gjetur një varrezë masive.

Ata kanë thënë se sot, në kuadër të hetimeve që po i zhvillojnë në lidhje me këtë rast në Zubin Potok, është gjetur dhe identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabuke.

Sipas Prokurorisë dyshohet se aty mund të ketë mbetje mortore.

“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme. Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente do të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka njoftuar Prokuroria.

https://www.facebook.com/sistemiprokurorial/posts/122263705688037625?ref=embed_post

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...