Musliu: Quni tha se do të tërhiqej nga politika kur Thaçi e Veseli të jenë në burg: Atëherë, jep dorëheqje

Lajme1 week ago52 Views

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka kërkuar deputetit të LDK-së, Anton Quni, të tërhiqet nga politika, duke iu referuar një deklarate të tij të mëparshme lidhur me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Musliu ka thënë se Quni kishte deklaruar se do ta linte politikën nëse Thaçi dhe Veseli do të përfundonin në burg. Duke iu referuar kësaj deklarate, ajo i ka kërkuar Qunit që ta mbajë fjalën dhe të japë dorëheqje.

“Deputeti Anton Quni të tërhiqet nga politika, sepse, nëse iu kujtohet, pat thënë se kur të jetë në burg Hashim Thaçi e Kadri Veseli, unë do ta lë politikën. Prandaj, Anton, nëse je veç pak i përgjegjshëm ndaj asaj që ke thënë, jep dorëheqje nga politika”, tha Musliu.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...