Murati: Ekzekutohen pagesat për studentët përfitues të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0

Lajme3 months ago73 Views

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Murati, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se pas përfundimit të procesit të verifikimit nga institucionet e arsimit të lartë, është finalizuar lista e studentëve që kanë përfituar mbështetjen e njëhershme financiare prej 100 eurosh.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar Murati.

Mbështetja financiare është pjesë e masave të Qeverisë për përballimin e inflacionit dhe synon të lehtësojë barrën financiare për studentët.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...