Muharrem Salihu në Romë: “Kauza e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit kërkon drejtësi e veprim konkret”

Lajme2 months ago69 Views

Në kuadër të mbrëmjes së veçantë të ELTIQ, Muharrem Salihu ka ngritur zërin për një nga çështjet më të ndjeshme kombëtare shqiptare: diskriminimin dhe pasivizimin sistematik të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një postim në rrjetet sociale, Salihu ka ndarë disa momente nga eventi i zhvilluar në Romë, ku theksoi se ishte një privilegj për të që të fliste për këtë çështje në prani të figurave të larta të politikës, diplomacisë, biznesit dhe klerit italian.

“Për mua ishte privilegj të ngre sërish zërin për një nga çështjet më të ndjeshme kombëtare: diskriminimin dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, shkruan Salihu.

Ai shtoi se mesazhi i tij mori peshën dhe vëmendjen e merituar pikërisht për shkak të nivelit të lartë të pjesëmarrësve.

“Kauza e shqiptarëve në Serbi nuk duhet të mbetet në periferi të agjendës ndërkombëtare. Ajo kërkon drejtësi, respektim të të drejtave themelore dhe veprim konkret”, theksoi Salihu.

Ky reagim vjen në një moment kur çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka marrë vëmendje në disa qarqe ndërkombëtare, por ende mbetet larg zgjidhjes përfundimtare.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...