Miftaraj: Pa zgjedhjen e Presidentit deri më 4 tetor, Kosova rrezikon vakum institucional

Lajme2 weeks ago44 Views

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka paralajmëruar për pasoja të rënda institucionale nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin deri më 4 tetor 2026.

Sipas tij, në një skenar të tillë, me rendin aktual kushtetues, nuk do të mund të mbaheshin zgjedhje as në dhjetor 2026 dhe as në janar 2027.

“Pas 5 tetorit 2026 kalojmë në anarki”, ka shkruar Miftaraj, duke theksuar se atëherë nuk do të kishte as President dhe as ushtrues detyre të Presidentit që do t’i shpallte zgjedhjet.

Ai ka vlerësuar se Kosova do të hynte në “një vakum institucional të paprecedentë dhe pa zgjidhje kushtetuese”, ndërsa posti i Presidentit do të mbetej pa një bartës që ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.

“A jemi gati si shtet që të rrezikojmë deri në këtë masë?”, ka pyetur Miftaraj.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...