
Sipas njoftimit, bazuar në nenin 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, procesi do të zhvillohet në sallën e takimeve në katin e gjashtë të KPK-së.
Hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të nisë në orën 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00.
Sipas orarit të publikuar nga KPK-ja, kandidatët do të intervistohen në këto termine:
Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 13:00 do të ketë pauzë.
KPK ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë ta monitorojnë procesin t’u përmbahen rregullave dhe orareve të përcaktuara. Për shkak të hapësirës së kufizuar, të interesuarit duhet të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi ose monitoruesi duke kontaktuar Zyrën për Komunikim Publik në adresën elektronike info.kpk@rks-psh.org, jo më vonë se 26 qershor 2026.






