Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së synohet të mbahet para 7 gushtit

Lajme2 months ago58 Views

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se partia synon ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm para 7 gushtit, datë në të cilën përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këto deklarata ai i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, e mbajtur të enjten, një ditë pasi u dorëzuan nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Pas kësaj nisme, Abdixhiku njoftoi se ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkohë, KOHA kishte raportuar se në takimin e së premtes mes Abdixhikut dhe Albin Kurtit ishte arritur një pajtim në parim për bashkëqeverisje.

Megjithatë, Manaj mohoi se është arritur një marrëveshje e tillë.

“Nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk ka qenë ajo marrëveshje që është prezantuar”, deklaroi ai.

Në mbledhjen e Kryesisë mori pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës dhe bartësja e listës së LDK-së në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, e cila nuk komentoi zhvillimet politike pas përfundimit të takimit.

Ajo, megjithatë, bëri një batutë me gazetarët duke i ftuar për kafe.

“Faktikisht e kam bërë nijet me jau qit edhe juve nga një kafe sot. Kështu që, kur ta kryni me Shkëmbin, se jeni tu nejt shumë gjatë këtu, ju pres këtu afër”, tha Osmani.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...