Lushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje

Lajme1 month ago50 Views

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se përballë, siç i quan ai, “dhunuesve të Kushtetutës” nuk duhet të ketë heshtje.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri.

“Sot dhe përgjithmonë, në krye të detyrës. Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje. Duhet të ketë përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka falënderuar qytetarët për mesazhet dhe mbështetjen, ndërsa me tone ironike është shprehur edhe për kritikët e tij.

“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ndërsa lulegjelat i përshëndes ashtu siç e meritojnë”, ka përfunduar ai.

Reagimi i Lushtakut vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të fundit politike në Kuvend.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...