
Ai ka bërë me dije se i pari i PDK-së dhe kryesia e partisë kanë mbajtur qëndrim të dinjitetshëm në raport me VV-në.
“E falënderoj shumë kryetarin e partisë dhe Kryesinë që vërtet kanë treguar dinjitet dhe shpresoj që qytetarët dhe ata që e duan Partinë Demokratike dhe e duan Kosovën, e kanë mirëpritur këtë vendim të partisë”, ka thënë Lushtaku.
Ai është shprehur në mënyrë kategorike kundër çfarëdo bashkëpunimi të PDK-së me VV-në.






