Lushaku-Sadriu: Procedura është thyer, do të kërkojmë edhe interpretime kushtetuese

Lajme2 weeks ago37 Views

Pas ndërprerjes së seancës, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka treguar arsyeje e lëshimit të sallës.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se Haxhiu tentoi të impononte një mënyrë votimi që nuk ishte në përputhje me procedurën.

“U imponua nga kryetari një votim dhe një kalim për votimin e nënkryetarëve duke kaluar dhe duke prishur procedurën. Në fakt, ne kërkuam që të respektohet procedura në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të Rregullores së Punës edhe praktikës parlamentare. Tri grupet më të mëdha parlamentare u takon nga një nënkryetar dhe me radhë duhet të votohen. Kishte një tendencë që të kalohej nga një grup tek tjetri, prandaj ne s’u dakorduam që të ketë një kalim të tillë, për aq kohë sa nuk ka propozim edhe nga grupi i dytë parlamentar”, ka deklaruar Lushtaku-Sadriu.

Sipas saj, situata e krijuar është edhe rezultat i mungesës së konsensusit politik nga Lëvizja Vetëvendosje për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.

“Kjo vjen edhe si rezultat i mosgatishmërisë së Vetëvendosjes për të bërë një konsensus në kuptimin e gjetjes së një modaliteti të votimit në pako, edhe si rezultat i imponimit të një votimi të tillë ne erdhëm tek kjo situatë. Kjo në fakt flet shumë për gatishmërinë, për vullnetin politik të vetë grupit më të madh, i cili tenton që grupeve të tjera t’u imponojë kandidatët. Kjo është rezultati përfundimtar. Është një ushtrim shumë i pështirë, shumë elementar i demokracisë, të cilën Vetëvendosja s’mundet me e tejkaluar veten. Por në emër të konstituimit të institucioneve, është dashur që kësaj here të bëjë një tejkalim të vullnetit politik dhe t’u njohë të drejtën grupeve parlamentare për të propozuar të zgjedhurit e tyre”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se LDK-ja do t`i drejtohet Kushtetueses.

“Ne do të jemi në ballë të kërkesës për interpretime kushtetuese për aq kohë sa ka kaq shumë paqartësi. Me thënë të drejtën, këto procedura janë shumica të sqaruara në shumë vendime, edhe me Kushtetutë, edhe janë në praktika parlamentare“, ka deklaruar ajo.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...