LDK mblidh Grupin Parlamentar pas takimit Kurti–Abdixhiku

Lajme1 month ago69 Views

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa brenda partisë po vazhdojnë diskutimet rreth mundësisë së një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se mbledhjet e Grupit Parlamentar zakonisht mbahen një ditë para seancave për koordinimin e qëndrimeve dhe temave që do të trajtohen.

Mbledhja vjen një ditë pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Pas takimit, Abdixhiku e cilësoi bisedën si të mbarë, por theksoi se nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën. Ai po ashtu deklaroi se LDK-ja nuk është e interesuar për postin e kryetarit të Kuvendit.

Para mbledhjes së Grupit Parlamentar, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, tha se pret që Abdixhiku t’i informojë deputetët për detajet e takimit me Kurtin.

Sipas tij, çdo marrëveshje eventuale duhet të bazohet në partneritet dhe jo në nënshtrim.

“Jemi anëtarë të devotshëm të LDK-së edhe me shumë vite përvojë. Po si do që të jetë, mendoj që një marrëveshje duhet të përmbajë partneritet dhe jo nënshtrim. Ndërsa nënshtrimin, nëse dikush e pëlqen pozitën e vet para interesave të LDK-së, mendoj që është e gabuar”, ka deklaruar Zemaj.

Ai shtoi se institucionet nuk duhet t’i takojnë vetëm një pale politike dhe se çdo marrëveshje duhet të garantojë stabilitet institucional dhe bashkëpunim të sinqertë.

Ndërkohë, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se, sipas asaj që është bërë publike, Albin Kurti po i ofron LDK-së pjesëmarrje në qeverinë e re, por ka vlerësuar se një marrëveshje më e favorshme do të ishte që posti i presidentit t’i takojë LDK-së.

“Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit. Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo tha se ofertat për disa poste ministrore nuk përbëjnë garanci afatgjate, ndërsa vlerësoi se posti i presidentit do të krijonte balancë institucionale.

“Ka edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit, dhe këtë e konsideroj një balancë të pushteteve për Kosovën. Atëherë, natyrisht, do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, ka shtuar ajo.

Bajrami ka theksuar gjithashtu se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke u shprehur në favor të një marrëveshjeje politike që, sipas saj, do të ishte e mirë si për Kosovën ashtu edhe për LDK-në.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...