Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

Lajme2 weeks ago16 Views

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve të pranishëm në Kuvend, tha se paga mesatare në Kosovë pritet të kalojë mbi 1 mijë euro në muaj.

Kurti deklaroi se paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, ndërsa me rritjen ekonomike, sipas tij, do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik.

“Punëtorët, paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, me rritjen ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik, ku paga mesatare sipas pritjeve të tanishme do ta kalojë shumën prej 1 mijë eurosh në muaj. Raporti ndërmjet pagës më të ulët dhe asaj më të lartë është përmirësuar, nga 20 me 1 sa e patëm gjetur, në 4 me 1”, tha Kurti.

Ai premtoi po ashtu pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...