Kurti para takimit me LDK-në: Po shkojmë me pozitivitet

Lajme1 month ago49 Views

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para mediave gjatë rrugës për takimin e sotëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti tha se në takim po shkon me pozitivitet dhe mirëbesim, duke theksuar se do të diskutojnë për mënyrën se si mund të ecet përpara.

“Do të takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht, me mirëbesim dhe atmosferë pozitive”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, në Kuvend kanë mbërritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputetja Vjosa Osmani dhe deputeti Lutfi Haziri, për takimin me Kurtin.

Takimi zhvillohet pas takimit konsultativ të mbajtur sot nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me liderët e partive politike, ku temë kryesore ishte zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kishin refuzuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Haxhiu.

Pas takimit, Haxhiu bëri thirrje që dialogu ndërmjet partive politike të vazhdojë, duke thënë se refuzimi i takimeve nuk çon drejt një marrëveshjeje.

“Unë uroj që takimet me partitë politike të vazhdojnë dhe ato do të ndodhin shumë shpejt. Pra, sipas njoftimit që kryetari i Vetëvendosjes na dha, me LDK-në do të ketë një takim shumë shpejt. Uroj që këtyre takimeve t’u bashkohen edhe parti të tjera politike, pra të mos refuzojnë takimet, sepse refuzimi i takimeve nuk çon drejt një marrëveshjeje”, tha Haxhiu.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...