
Rasti, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Kurti bën të ditur se personi në fjalë kishte marrë vazhdimisht njoftime dhe vërejtje nga kompania për shkak të borxhit, i cili, sipas tij, arrin në 1 mijë e 380 euro.
Sipas Kurtit, shkyçja kishte përfunduar dhe punëtorët po ktheheshin nga terreni kur ndodhi incidenti.
“Në kthim e sipër prej terrenit, ua ka bllokuar rrugën me një ‘pick-up’ fillimisht dhe e ka nxjerrë revolen dhe i ka gjuajtur tre kolegët por fatmirësisht pa lëndime”- deklaroi Kurti.
Ai shtoi se sipas rrëfimit të punëtorëve, “plumbi u ka kaluar rreth 30 centimetra mbi kokë”.






