Krasniqi pas caktimit të datës së aktgjykimit: Ju presim krahëhapur në Kosovë, çlirimtarë

Lajme2 months ago129 Views

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi është caktuar data e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Krasniqi, në një postim në Facebook, tha se në këtë ditë presin që çlirimtarët të kthehen në shtëpi.

“Kjo është data. Kjo është ora. Dita kur presim që çlirimtarët të kthehen në shtëpi. Dita kur Kosova shpreson ta heqë, më në fund, hijen e rëndë që e ka shoqëruar për vite dhe të marrë frymë lirshëm, 27 vjet pas çlirimit”, ka shkruar ai.

Ai tha megjithatë se ky vendim është i vonuar.

“Edhe pse me një vonesë të gjatë e të pajustifikueshme, tashmë numërimi mbrapsht ka filluar. Ju presim krahëhapur në Kosovë, çlirimtarë!”, ka përfunduar ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale për krime lufte, në lidhje me luftën e fundit në Kosovë. Aktgjykimi për ta pritet të shpallet më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...