
Për këtë deklaratë, Konjufca ka thënë se retorika e tillë i lavdëron krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është krejtësisht e papajtueshme me vlerat evropiane, si dhe me të ardhmen evropiane.
“Heshtja nuk është një opsion. As përgjigjet e dobëta nuk janë. Nivelet më të larta të lidershipit të BE-së duhet të përgjigjen me një dënim të qartë publik, t’i kujtojnë Serbisë detyrimet e saj dhe të sigurohen që një sjellje e tillë të ketë pasoja në procesin e saj të pranimit”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumëetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë si dhe të ardhmen evropiane. Këtë rrugë, Konjufca ka thënë se do duhej ta zgjidhte edhe Serbia.






