
Në njoftimin e tij, Inspektorati thekson se punëdhënësit, veçanërisht ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike.
Po ashtu, u kërkohet punëdhënësve të kryejnë kontrollin e pajisjeve dhe mjeteve të punës. Vëmendje e veçantë i kushtohet sektorit të ndërtimtarisë, ku kompanitë duhet të verifikojnë gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në kantierë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve.






