Haziri: E patë qysh në pikë të ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit në zallamahi!

Lajme1 month ago49 Views

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e komentoi situatën e krijuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kur kishte tensione, fyerje, madje edhe ndonjë shtyrje fizike midis deputetëve. Ai kritikoi Vetëvendosjen.

“E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!

Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje.

Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!”, shkroi në Facebook, Haziri.

Ai tha se LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetëror për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit dhe Qeverisë.

Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën.

Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

Kur ofrohesh për bashkëpunim e nuk të pranohet, atëherë jemi shtyrë në shkaktim të proceseve të reja. Proceseve politike e jo zgjedhore”, shtoi Haziri.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...