Haxhiu pas Marshit për Liri: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

Lajme2 weeks ago82 Views

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas Marshit për Liri, i cili u mbajt sot në Prishtinë.

Haxhiu ka falënderuar organizatorët e marshit dhe qytetarët që morën pjes, duke vlerësuar se qëndrimi i shprehur gjatë protestës është një qëndrim i qartë i qytetarëve të Kosovës.

Ajo ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për çlirim, e cila, sipas saj, erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës nga regjimi serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Falënderoj organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës së një regjimi që përdori gjithë aparatin e vet shtetëror kundër shqiptarëve në Kosovë. Marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin. Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, ka shkruar Haxhiu

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...